Kemi Papë! Tym i bardhë pritet me brohoritje në Vatikan

8 Maj 2025 | 18:11

Sapo është zgjedhur Papa i ri! Tymi i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine rreth orës 18:00 pasdite.

133 kardinalë kanë votuar për të zgjehdur Papën e ri i cili do të pasojë Papa Françeskun.

Kolegji i Kardinalëve, gjeografikisht më i larmishëm në historinë 2,000-vjeçare të Kishës Katolike, ka ndjekur ritualet shekullore brenda Kapelës Sistine për të vendosur se kush do t’i udhëheqë 1.4 miliardë besimtarët.

Papa i ri u zgjodh në ditën e dytë të konklavës dhe në votimin e katërt të bërë nga 133 kardinalët.

Në shekullin e kaluar, janë dashur midis tre dhe tetë fletëvotime për të zgjedhur një papë.

Çfarë ndodh tani?

Tashmë që tymi i bardhë është shfaqur, Papa i ri pritet të shfaqet në ballkonin me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit në orën e ardhshme.

Pas zgjedhjes, Papa i ri çohet në një dhomë të vogël pranë Kapelës Sistine, ku do të veshë rrobat e bardha papnore.

Kardinali i lartë së shpejti do ta konfirmojë vendimin me fjalët “Habemus Papam”, latinisht për “kemi një Papë” dhe do ta prezantojë Papën e ri me emrin e tij të zgjedhur papnor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026