“Kemi sfida”, Kushi: Do të ndërtojmë dhe tre stadiume, përfitimet që sjellin

28 Mars 2023 | 11:31

Ditën e sotme  janë nderuar 7 sportistët e talentuar shqiptarë, kampionë bote dhe Europe të cilët kanë përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet të lartë në peshëngritje, ski, mundje, boks, bilardo e bodybuilding.

Ministrja Evis Kushi në fjalën e saj tha se sportistët jo vetëm i shpërblejë por dhe i punësojnë në Ministrinë e Mbrojtjes ku marrin dhe grada.

Teksa përmendi zhvillimet që kanë sjellë investimet në sport, Kushi theksoi se do të ndërtohen dhe tre stadiume të mëdha, në Korçë, në Vlorë dhe në Durrës .

“Ne jo vetëm i shpërblejmë sportistët por dhe i punësojmë  në Ministrinë e Mbrojtjes dhe madje me ligjin e ri ata mund të marrin dhe grada.  Unë, qeveria dhe të gjithë ne jemi të vetdijshëm që kemi shumë  sfida përpara përsa i takon infrastrukturës sportive. Kemi bërë shumë, por kemi ende shumë për  të bërë. Ne e kemi kuptuar se falë investimeve në infrastrukturë ne  mund të  organizojmë dhe evente të mëdha ndërkombëtare që sjellin jo vetëm zhvillim të sportit por dhe promovimin më të mirë të Shqipërisë, dhe zhvillime ekonomike.

Për këtë arsye do të ndërtohen dhe tre stadiume të mëdha,  në Korçë, në Vlorë dhe në Durrës. Do të jenë komplekse të mëdha ku do të ofrohen shërbime të mëdha, ku do të ketë dhe qendra tregtare”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026