Kepi i Rodonit|”Çfarë lidhje ke me këtë histori?”, Auron Tare kapet me Shtjefnin

1 Nëntor 2023 | 22:53

Studiuesi Auron Tare iu drejtua pretendentes për pronën te Kepi i Rodonit, Ana Shtjefni në emisionin “Now me Erla Mëhilli” duke e pyetur se çfarë lidhje ka ajo me atë histori.

Ai u shpreh se kuptonte gjithë thelbin e çështjes, por jo pretendimin e Shtjefnit.

“Duke dëgjuar përfaqësuesin e Kishës Françeskane mendoj se çështja është e thjeshtë për t’u kuptuar, pra Kisha kërkon të bëjë rrethimin dhe ka një konflikt me banorët vendas të cilët kërkojnë territor në hapësirën e asaj që kërkon kisha. Ajo që nuk kuptova është zonja që fliste përpara çfarë lidhje kishte me këtë histori.

Shteti në këtë histori, duhet të kishte bërë ligjin për vijën bregdetare që ende sot mungon megjithëse është një draft i hartuar para disa vjetësh dhe duhej bërë dhe planifikimi i Kepit të Rodonit sepse është një nga pikat shumë të rëndësishme historike, kulturore dhe natyrore të Shqipërisë,” – u shpreh Tare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026