Kërcënimi i prokuroreve, ambasada e SHBA: Jemi të shqetësuar, mbështesim drejtësinë

4 Tetor 2023 | 17:47

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar sa i takon lajmit se dy prokurore janë kërcënuar me jetën e tyre.

Siç thuhet në njoftim, SHBA mbështet zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe shpreh shqetësimin për këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo kanosje. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre.

Ka qenë i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, pjesë e bandës së vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut, ai i cili ka rrëfyer planet e grupit për eliminimin e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu dhe ish-prokurores së Lushnjës Merita Selimi si dhe një avokat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026