Kërcënuan një biznesmen të tërhiqej nga tenderi, lihen në burg 2 të arrestuarit
Gjykata e Elbasanit vendosi masën arrest me burg për Edmir Boçi 37 vjeç dhe Algert Alcani, të cilët kërcënuan një biznesmen të tërhiqej nga një tender.
Ndërsa për Shaqir Alcani gjykata vendosi masën e sigurisë arrest në shtëpi, të mos largohet nga banesa dhe të mos ketë kontakte përveç atyre që bashkëjeton.
Shtetasit Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç, u arrestuan nga policia e Elbasanit pasi kërcënuan administratorin e një kompanie private që të tërhiqej nga një tender që kishte fituar.
Bëhet me dije se u shpall në kërkim gjithashtu dhe një 38 vjeçar, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin Erald Miftari, administrator i një biznesi me qendër në Cërrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një tender 1 milionë euro i fituar në bashkinë e Tiranës, për lëndë drusore.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare