Kërkesa e SPAK për imunitetin e Ballukut, nis mbledhja e Këshillit të Mandateve

23 Shkurt 2026 | 09:42

Këshilli i Mandateve është mbledhur sot për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Belinda Balluku përfaqësohet në mbledhje nga dy avokatet e saj, Pamela Qirko, që është e motra dhe avokati Ardian Kalia.

SPAK përfaqësohet nga kreu i strukturës së posaçme Klodian Braho dhe prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Anëtarët e Këshillit mblidhen për herë të parë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.

Më 6 shkurt trupa prej 8 anëtarësh e Kushtetueses votoi 4 me 4 duke lënë në fuqi pezullimi nga detyra të zv.kryeministres Balluku.

Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Kushtetueses duke prezantuar në grupin e PS propozime për ndryshimet ligjore në mënyrë që të zgjerohet rrethi i subjekteve që nuk mund të pezullohen nga gjykata.

Këtu përfshihen Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit, zv/kryeministri, ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryetari i KLSH.

Në fund të vitit të shkuar, Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026

Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të ngrejë pretendime për përfshirjen e aktorëve të huaj në protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 37 ditësh. Në...
16:27 | 07/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026