Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve, Dumani e Millonai në Kuvend. Mungon Ahmetaj

11 Korrik 2023 | 16:03

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ka nisur që prej orës 16:00 mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizimin e arrestimit të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

të pranishëm në mbledhje janë dhe  kreu i SPAK, Altin Dumani, si dhe dy përfaqësuesit ligjor të Arben Ahmetaj, Henrik Ligori dhe Ardian Visha.

Kreu i SPAK është i shoqëruar nga prokurorja Enkeleda Millonai dhe pritet që së bashku të pasqyrojnë përpara Këshillit të Mandateve provat përse kërkojnë arrestimin e Ahmetaj.

Nga ana tjetër mësohet se dy avokatët mbrojtës të Ahmetaj do të kërkojnë më shumë kohë të njihen me provat.

Kujtojmë se SPAK ka vënë në dispozicion të Kuvendit dosjen ku akuzohet Arben Ahmetaj si i përfshirë në çështjen e inceneratorëve.

Në dosje evidentohen 6 raste, ku sipas organit të akuzës Ahmetaj ka kryer akte korruptive.

Sipas SPAK ish-zv.kryeministri përfitoi rreth 500 mijë euro nga biznesmenët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, gjatë periudhës 2016-2020.

Në dosje theksohet se vila e sekuestruar në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses së Ahmetaj, Erjola Hoxha, ka qenë në pronësi të Klodian Zotos, i cili e ka përfituar në mënyrë të tërthortë në vitin 2017.

Gjithashtu SPAK pretendon se gjatë periudhës 2013-2017, Klodian Zoto de Mirel Mërtiri kanë paguar për Ahmetajn dhe familjarët e tij rreth 34 mijë euro për bileta avioni dhe pagesa hotelesh.

  • Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026