English

Kërkesa për Ligjin e Luftës me Greqinë, Hitaj: Taktikë elektorale para zgjedhjeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari Arbër Hitaj është shprehur se rezoluta e miratuar ditën e sotme në Parlament për heqjen e Ligjit të Luftës me Greqinë, është një hap pozitiv, por që sipas tij nuk ka efekte ligjore.

- Advertisement -

Komentet Hitaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se duke qenë se kjo rezolutë u miratua para zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, mund të jetë edhe një taktikë elektorale për marrje votash.

Ai tha gjithashtu se diplomacia parlamentare në Shqipëri është e dështuar dhe nuk ka prodhuar kurrë rezultate pozitive në negociatat me vendet fqinje.

“Unë e shikoj një zhvillim pozitiv, por rezolutat e tilla janë vetëm deklarative, nuk kanë ndonjë efekt ligjor. Një rezolutë e tillë është e rëndësishme për çështjen çame është miratuar në vitin 2013, që i bënte thirrje qeverisë shqiptare të ulej me palën greke e të negocionte.

Nuk pati ndonjë zhvillim më tej. Pati ato takimet e grupeve të para të punës mes Bushatit dhe Kotsias. Pala greke shkonte në takime me persona me flokë të zbardhura, ndërsa pala shqiptare me njerëz që nuk i kishte dalë mjekra akoma. Por negociatat nuk vijuan për shkak se iku Alexix Tsipras nga pushteti, qeveria e të cilit kishte një qasje pozitive për negociatat me Shqipërinë.

Diplomacia parlamentare shqiptare është një diplomaci e dështuar. Nuk ka shkëlqyer asnjëherë dhe aq më tepër sot, në mes të tensioneve me Greqinë.

Që të hiqet ligji i luftës, duhet të ketë një vullnet të kryeministrit, ministrit të mbrojtjes dhe ministrit të ekonomisë së Shqipërisë. Kjo është një nismë pozitive, por korrespodojnë para zgjedhjeve. Atëherë në 2013, tani në 2024. Nuk ka pse të mos i interesojë për vota kjo rezolutë partive politike. Ose janë negociata me Idrozin e Dodën për t’i patur në kampet e tyre”, tha Hitaj.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?