Nga Shqipëria largohen aq infermierë sa licencohen

6 Prill 2022 | 12:06

Numri i infermierëve që janë larguar nga Shqipëria në vitin 2021 është pothuajse i njëjtë me numrin e atyre që kanë marrë licencën për të ushtruar këtë profesion.

Pandemia në vitet 2019 dhe 2020 duket se frenoi largimin e infermierëve, por gjatë vitit të kaluar ky numër thuajse u trefishua.

Matilda Gremi studioi infermieri në Shqipëri, por në vitin 2019 vendosi të largohej në Gjermani.

“Gjatë periudhës që kam bërë praktikën në Shqipëri kanë qenë kushtet e punës që më bënë të zgjidhja këtë rrugë. Nisur nga gjërat më bazike, mungesa e dorezave për të punuar, mungesa e ilaçeve”, tregon Matilda.

Sot ajo punon infermiere në urgjencën e përgjithshme të një spitali në Gjermani.

“Momenti im i parë ishte shumë ndryshe, nuk kishte lidhej fare me kushtet në Shqipëri. Kontrata ime e punës është me 38.5 orë në javë që i bie 5 ditë punë edhe dy ditë pushim.

Foto: Euronews Albania

Gjermania mbetet shteti më i kërkuar nga të rinjtë infermierë. Në Gjermani një infermier paguhet mesatarisht me  2 900 euro në muaj, në Shqipëri paga mesatare bruto është 65 700 lek. (540 euro)

Por Gjermania nuk është i vetmi shtet që po merr infermierë shqiptarë.

“Ka pasur një kërkesë të madhe të infermierëve për t’u punësuar në Itali, kërkesë në rritje ka edhe Anglia”, tregon Blerina Duka, presidente e Urdhrit të Infermierit.

Aktualisht në Shqipëri ka rreth 24 mijë infermierë, rreth 17 mijë prej tyre janë të punësuar.

Në spitalet e vendit ka edhe 262 vende të lira pune për infermierët, shifër kjo më e lartë se një vit më parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026