Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, shtyhet seanca për Belerin

24 Janar 2024 | 12:26

Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri lidhur me kërkesën për lejen e posaçme të betimit.

Avokatët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Daniel Shirka, e cila ka rrëzuar disa kërkesa të Belerit në të kaluarën. Sipas tyre shqyrtimi dhe vendimi duhet të bëhet dhe jepet jo me një anëtarë por me 3, duke iu referuar edhe vendimit të Gjykatës së Lartë.

Seanca u shty për në datën 29 janar, teksa brenda kësaj kohe duhet që gjykata të shprehet mbi kërkesën e përjashtimit të gjyqtares Shirka.

Vetë Beleri ishte i pranishëm në seancë ku tha se betimi nuk është marrja e postit por respektimi i vullnetit të qytetarëve. Ndërkohë po ditën e sotme Fredi Beleri ka një tjetër seancë në orën 13:00. Kjo e fundit bëhet mbi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës nga arresti në burg që është aktualisht në një masë më të butë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026