Kërkon lirimin nga qelia, shtyhet sërish gjyqi për Dritan Dajtin: Zbardhet arsyeja

20 Nëntor 2024 | 10:53

Seanca e radhës gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, e cila ishte planifikuar të mbahej këtë të mërkurë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan, nuk u zhvillua. Arsyeja e shtyrjes së seancës, sipas avokatit mbrojtës, ishte mungesa e gjyqtares Thomaidha Roca.

Gjyqtarja ka paraqitur një raport mjekësor, duke njoftuar se nuk mund të ishte e pranishme për shkak të problemeve shëndetësore. Gjykata e kishte informuar paraprakisht avokatin mbrojtës për mungesën dhe shtyrjen e seancës.

Kjo është hera e dytë që një seancë gjyqësore ndaj Dritan Dajtit dështon për të njëjtën arsye.

Kërkesa e Dritan Dajtit, për lirim nga burgu

Dritan Dajti, i cili po vuan dënimin e tij me 25 vite në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar nga gjykata që të shpallë përfundimin e ekzekutimit të vendimit penal.

Në të kaluarën, Dajti ishte në prag të lirimit nga qelia pas një vendimi të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila në vitin 2019 pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, duke ulur dënimin nga burgim i përjetshëm në 25 vite. Por, Prokuroria kundërshtoi këtë vendim dhe e ankimoi atë, duke bllokuar përkohësisht lirimin e tij.

Më pas gjykata e Lartë riktheu dënimin me burgim të përjetshëm për Dajtin.

Dritan Dajti akuzohet për masakrën e 7 gushtit të vitit 2009 në Plazhin e Durrësit, ku  u vranë dëshmorët e policisë; Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj. Ngjarja cilësohet si ndër më të rëndat për forcat e policisë. Dajti së bashku me personat që e shoqëronin ju përgjigjën me armë skuadrës së policisë që kishte shkuar për arrestimin e tij. Në këtë ngjarje u plagos vet Dajti, si dhe u vra shoqëruesi i tij, Ledjon Mara dhe u plagos Fatjon Shamku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026