Kërkon zbutje të masës, Gjykata e Lartë vendos sot për rekursin e Ilir Metës

27 Shkurt 2025 | 08:59

Gjykata e lartë do të vendosë sot mbi rekursin e Ilir Metës për masën e sigurisë arrest me burg.

Vendimi do të merret në dhomë këshillimi nga gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici, ku do të shqyrtohet edhe rekursi i deputetes Monika Kryemadhi.

Meta, i cili ndodhet në paraburgimin “Jordan Misja” që prej tetorit 2024, argumenton në rekursin e tij se si drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe në prag të zgjedhjeve të 11 majit, duhet të lirohet nga arresti. Ai akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjet CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke e mbajtur Metën të izoluar për rreth katër muaj. Ndërkohë, Kryemadhi, e cila ndodhet nën masën e “detyrimit për paraqitje”, ka depozituar rekursin e saj duke e konsideruar atë të paligjshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tejkaluan lejen e ndërtimit në një pallat në Tiranë, gjykata cakton masën arrest me burg për 4 shtetas

Gjykata e Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për katër shtetas, të identifikuar me inicialet M.J., F.L.,...
10:05 | 16/06/2026

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të Matematikës

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin po zhvillojnë provimin e tretë dhe të parafundit, atë të Matematikës. Provimi ka nisur orën 10:00 dhe do...
10:05 | 16/06/2026

“Marta Kos foli qartë”, Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në rrjetin social facebook se Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ që lidhet me Sazanin...
09:57 | 16/06/2026