Këshilli Bashkiak Durrës miraton buxhetin e vitit të ardhshëm, 6% rritje krahasuar me 2025-ën

24 Dhjetor 2025 | 13:26

Këshilli Bashkiak Durrës ka miratuar me 29 votat pro të këshilltarëve socialistë dhe 9 votat kundër të këshilltarëve të opozitës buxhetin e vitit të ardhshëm. Me një rritje 6% në krahasim me buxhetin e vitit 2025, buxheti i 2026 kap vlerën 6.85 miliardë lekë.

Në prezantimin e saj para këshilltarëve, kryebashkiakja Emiriana Sako deklaroi se 44% e buxhetit shkon për investime, ndërsa 30% e tij, ose më saktë rreth 2 miliardë lekë shkon për pagat dhe sigurimet e punonjësve të organikës së bashkisë.

Sektorët që marrin “pjesën e luanit” në buxhet janë arsimi me 18%, infrastruktura rrugore dhe transporti publik me 17%, planifikimi, menaxhimi dhe administrimi me 15% dhe menaxhimi i mbetjeve me 14%.

Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes ishte dhe paketa fiskale e vitit të ardhshëm, që u miratua me 28 votat pro të mazhorancës, ndërsa 9 këshilltarët e opozitës votuan kundër.

Në mbledhje ra në sy mungesa e këshilltarëve të disa partive të vogla, që pavarësisht se kjo ishte mbledhja më e rëndësihme e vitit nuk morën pjesë. 7 pikat e tjera në rendin e ditës, pavarësisht diskutimeve, u miratuan në mënyrë unanime, ose vetëm me votat pro të maxhorancës socialist

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026