Këshilli Evropian zbulon listën e vendeve të sigurta të origjinës, Kosova mes tyre

8 Dhjetor 2025 | 14:48

Këshilli Evropian ka shpallur Kosovën dhe 7 vende të tjera si “të sigurta” për azil. Sipas Këshillit këto ligje të reja të BE-së për emigracionin synojnë të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive të azilit për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së.

Rregullorja e re që rishikon konceptin e vendit të tretë të sigurt do të zgjerojë rrethanat në të cilat një kërkesë për azil mund të refuzohet si e papranueshme. Këshilli gjithashtu përfundoi një pjesë të rëndësishme të Paktit të Emigracionit dhe Azilit të vitit 2024, duke rënë dakord për listën e parë të përbashkët të BE-së të vendeve të sigurta të origjinës, e cila do t’u lejojë shteteve anëtare të merren me kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare në një mënyrë të përshpejtuar.

Këshilli ra dakord që përveç Kosovës vende të sigurta origjine në nivel BE-je janë Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia.

Ministri danez për Emigracionin dhe Integrimin, Rasmus Stoklund theksoi se Danimarka dhe shumica e shteteve anëtare të BE-së kanë avokuar për përpunimin e azilit në vende të treta të sigurta me qëllim heqjen e stimujve për të ndërmarrë udhëtime të rrezikshme drejt BE-së.

“Jam i lumtur që ne kemi rënë dakord për një qasje të përgjithshme për rishikimin e konceptit të ‘vendit të tretë të sigurt’, i cili u lejon shteteve anëtare të bëjnë marrëveshje me vende të treta të sigurta për përpunimin e azilit jashtë Evropës,” tha ai.

LEXONI GITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026