English

Këshilli i Bashkisë Vlorë rrit çmimin e biletës për transportin urban

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar rritjen e biletës së transportit publik me 33%.

- Advertisement -

Qytetarët shprehen se janë njohur vetëm përmes mediave me vendimin.

“Për mendimin tim është normale përderisa edhe çmimi i naftës është rritur, ishte e pritshme”

“Është një varfëri e madhe, mirë është ta lënë aq sa është”, shprehet një pensionist që tani do të paguajë 40 lekë për urbanin.

“Ça s’po ngrihet këtu edhe autobusin do e ngrenë. Po privat janë, është e drejtë e tyre, këtu po i ngre qeveria (çmimet)”, shprehet një tjetër i moshuar. 

Ardian Skëndaj, kryetari i grupit të këshilltarëve socialist tha për Euronews se projektvendimi erdhi pas kërkesave për më shumë se tre vjet, pasur nga pandemia dhe rritja e çmimit të naftës .

“Operatori bëri të ditur se gjendja ka qenë në limite të ekzistencës dhe ishte i gatshëm të ndërpriste shërbim. Duke qenë se është i vetmi operator dhe para sezonit turistik do të krijohej kaos në qytet, ne do ta mbështesnim me një vendimmarrje”, tha ai.

Për përfaqësuesin e shoqërisë ‘Urban trans Vlora’, kjo kërkesë erdhi si pasojë e kushteve të vështira që po kalon kompania që prej vitit 2020 dhe në vazhdim me rritjen e çmimit të naftës.

“Kemi kërkuar të jemi të barabartë si në të gjithë qytetet e Shqipërisë ku bileta nga 30 lekë ka shkuar në 40 lekë”, shprehet përfaqësuesi i shoqërisë.

Nga drejtoria e Financave pranë Bashkisë Vlorë thanë për Euronews se lënia në përdorim e parkut urban privatit u bë pikërisht sepse Bashkia nuk gjeneronte të ardhura mjaftueshëm për të mbuluar këtë shërbim. 

Rritja e çmimit nga 30 në 40 lekë të reja pritet të bëhet efektive pas dhënies së ligjshmërisë nga institucioni i prefektit të qarkut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?