Këshilltari i Kurtit i reagon zëdhënësit të BE: Po ngatërron kohën që jetojmë
Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, i ka reaguar të dielën Peter Stanos, zëdhënësit të Bashkimit Evropian.
Stano duke përfaqësuar qëndrimin e BE-së, ka kundërshtuar veprimet e institucioneve të Kosovës për mbylljen e disa institucioneve të drejtuara nga Serbia në Kosovë. Sipas Stanos këto çështje duhet të adresohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“BE është e shqetësuar për operacionet e Policisë Speciale në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia. BE-ja i kërkon edhe një herë Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Stano.
Por Zulfaj ka thënë se Stano e ka ngatërruar kohën në të cilën jetojmë, si dhe për çfarë shërben dialogu Kosovë-Serbi i lehtësuar nga BE-ja.
“Le të mos ngatërrojmë as periudhën në të cilën jetojmë, as se për çfarë është dialogu në Bruksel, Peter. Institucionet e drejtuara nga serbët ia mbathën me ushtrinë serbe në vitin 1999 pasi kryen spastrim etnik dhe gjenocid, qindra masakra dhe vranë mijëra civilë, duke përfshirë 1,133 fëmijë”, ka shkruar Zulfaj në platformën “X”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim
Deputetja Marjana Koçeku denoncon fushatë sulmesh në rrjetet sociale: Nuk do ta dorëzoj mandatin
- 08:47 BE refuzon pezullimin e kontrolleve të reja kufitare pas thirrjeve nga aeroportet dhe linjat ajrore
- 08:39 Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan
- 08:30 Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas
- 08:30 Gjoba deri në 200 euro, Varenna rregulla të reja për turistët që lëvizin nëpër fshat pa bluzë ose me rroba banje
- 08:28 Darka në Samitin e NATO-s mes Von der Leyen dhe Erdogan shkon me tensione mes palëve
- 08:24 Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit