Këshilltari presidencial ukrainas jep dorëheqjen
Një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka propozuar dorëheqjen e tij, pasi ai sugjeroi se raketa që goditi një bllok apartamentesh në Dnipro ishte rrëzuar nga Ukraina.
“Kam shkruar një letër dorëheqjeje. Unë dua të jap një shembull të sjelljes së civilizuar. Një gabim thelbësor do të thotë dorëheqje”, postoi Oleksiy Arestovych në Facebook së bashku me një foto të letrës së tij të dorëheqjes.
Arestovych fillimisht sugjeroi se raketa që goditi bllokun e apartamenteve ishte rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase, në vend të një goditjeje direkte.
Megjithatë, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë të dielën se nuk kishin aftësinë për të rrëzuar atë lloj rakete. Prandaj, sulmi ishte një goditje e drejtpërdrejtë.
Të paktën 44 njerëz vdiqën , duke përfshirë katër fëmijë, pasi një raketë lundrimi ruse goditi bllokun nëntëkatësh në qytetin qendror të Ukrainës. Presidenti Volodymyr Zelensky dënoi sulmin dhe tha se veprimet e Rusisë përbëjnë një “krim lufte”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)