‘Ndërkombëtarët heshtën’, Voda: Reforma në drejtësi nuk fitoi asgjë me dënimin tim
Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se ndërkombëtarët heshtën për dënimin e saj.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Voda u shpreh se ajo ka pasur bashkëpunime me të huajt dhe arsyeja e heshtjes së tyre, mund të lidhet me faktin se ata e dinë dhe e njohin se kush është ajo.
Ndër të tjera, Voda nënvizoi se reforma në drejtësi nuk fitoi asgjë me dënimin e saj.
“Në fakt, kam pasur fatin për shkak të fushave të përgjegjësisë që unë kam mbuluar, të cilat kanë qenë fusha shumë sensitive dhe që kishin të bënin, ishin pjesë e kapitullit 24, pjesë e negociatave me BE-në, por edhe disa fusha ku unë kam pasur bashkëpunime edhe me sigurisht partnerë të tjerë të huaj, më kanë njohur nga afër, besoj e dinë përkushtimin tim në punë. Besoj se kanë arritur të kuptojnë se cili është karakteri i Rovena Vodës, cila është Rovena Voda e vërtetë dhe besoj se për këtë arsye ata kanë heshtur.
Nuk është se reforma në drejtësi në fakt fitoi ndonjë gjë me dënimin tim. sepse jo vetëm që ka pasur një heshtje nga ndërkombëtarët, të cilët kanë qenë edhe mbështetësit kryesorë të reformës në d rejtësim, por deri më sot, rasti im nuk është bërë pjesë e asnjë raporti zyrtar ndërkombëtar. Pra, as pjesë e progres raportit të BE-së, nuk është pjesë as e raporteve të Departamentit amerikan të Shtetit”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 19:50 Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane
- 19:43 Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti