‘Është e provuar me akt ekspertimi’, Voda: S’kam folur për vend pune apo favorizim
Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se bazuar nga akti i ekspertimit telefonik, është provuar se nuk ka folur për ndonjë vend pune dhe se nuk ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek aurotitetet e administratës publike.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Voda u shpreh se është takuar me shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu, ku ato e kanë pyetur sesi sesi mundet të aplikohet, apo si mund të konkurrohet në administratën publike.
Voda u shpreh se një ndër prokurorët që u mor me çështjen, ishte Altin Dumani, i cili aktualisht është drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
“Në çështjen time ka pasur dy prokurorë. Një nga prokurorët është zoti Altin Dumani dhe prokurori tjetër është zoti Klodian Braho. Nga të gjithë fashikujt e gjykimit, sepse fashikujt e gjykimit përmbajnë 5 dosje, pra 5 volume të mëdha, ka rezultuar sigurisht që unë jam takuar, siç jam takuar edhe me qytetarë të tjerë. I kam takuar. Takimi, siç ka rezultuar në fakt edhe nga bisedat e mia, mesazhet që kam shkëmbyer me zonjën Hasani, me zonjën Florida Beu nuk kam pasur asnjë kontakt, nuk kam pasur as numrin e saj të telefonit, jemi takuar sigurisht, jo vetëm bisedë shoqërore, por edhe për të marrë informacion.
Pra, ato janë takuar me mua edhe për të pyetur sesi mundet të aplikohet, apo si mund të konkurrohet në administratën publike, për të marrë informacion. Kjo është vërtetuar edhe me deklaratat që kanë dhënë vetë dy zonjat e tjera. Gjithsesi, ky nuk ka qenë fokusi i bisedave të gjata të mia, që unë kam pasur me zonjën Hasani, biseda këto që kanë filluar ndër vite, ku kurrë nuk është folur në këto biseda, asnjëherë nuk është biseduar, e provuar me aktin e ekspertimit telefonik, për ndonjë pozicion pune, për ndonjë favorizim, për ushtrim ndikimi të paligjshëm tek aurotitetet e administratës publike, apo për kërkim, marrje, dhënie përfitimi të paligjshëm”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
- 18:15 Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030