Kievi identifikon të burgosurin ukrainas që mendohet se u ekzekutua nga rusët

8 Mars 2023 | 11:34

Kievi thotë se ka identifikuar një nga ushtarët e vet që duket se është ekzekutuar nga trupat ruse, në një video që ka qarkulluar në mediat sociale, duke nxitur thirrjet nga Kievi për hetim të krimeve të luftës.

Brigada e 30-të e Mekanizuar e Ukrainës tha në një deklaratë në Telegram më 7 mars se e ka identifikuar ushtarin e ekzekutuar, bazuar në të dhënat paraprake.

“Timofiy Shadura është listuar si i zhdukur që nga 3 shkurti 2023 në zonën e Bahmutit. Aktualisht trupi i ushtarakut tonë ndodhet në territorin e pushtuar përkohësisht. Konfirmimi përfundimtar i personit do të bëhet pas kthimit të trupit dhe ekzaminimeve përkatëse”, thuhet në njoftim.

Dje, autoritetet ukrainase kërkuan hetime për krime lufte, pas publikimit të një videoje në mediat sociale, e cila tregonte forcat ruse duke vrarë një të burgosur lufte ukrainas, i cili u qëllua për vdekje me armë automatike pasi tha: “Lavdi Ukrainës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më...
15:19 | 23/07/2026

Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, duke akuzuar opozitën për përpjekje për të nxitur tensione...
15:12 | 23/07/2026

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim

Pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët e opozitës, mazhoranca miratoi me votë propozimin e Taulant Ballës për të kaluar drejtpërdrejt në votimin e...
15:03 | 23/07/2026