Kina përgatitet për luftë të mundshme tregtare pasi Trump kërcënon të vendosë tarifa

22 Janar 2025 | 19:58

Kina po përgatitet për tarifa të mundshme pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump kërcënoi se do të vendoste një taksë prej 10 për qind për importet kineze, në 1 shkurt.

Në konferencën e rregullt për shtypin të mërkurën, zëdhënësja e ministrisë së jashtme kineze Mao Ning nënvizoi angazhimin e Kinës për të mbrojtur “interesat e saj kombëtare”. “Gjithmonë kemi besuar se nuk ka fitues në një luftë tregtare apo tarifash”, tha ajo.

Pas deklaratave të Presidentit Trump treguesit kryesorë të bursës kineze pësuan rënie. Reagimi i Pekinit erdhi pasi zoti Trump the ekipi i tij po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së tarifave prej 10 për qind ndaj importeve kineze për shkak se Kina “ka dërguar fentanil në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës dhe Kanadasë”. “Ndoshta 1 shkurti, këtë datë po shqyrtojmë,” u tha presidenti amerikan gazetarëve të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Deklaratat Presidentit Trump i bëri një ditë pasi u duk se ai po mbante pezull vendosjen e tarifave për importet nga Kina. Po të hënën Presidenti udhëzoi agjencitë federale të rishikojnë deficitet tregtare të Shteteve të Bashkuara dhe praktikat e padrejta tregtare me vendet e tjera.

Në mediat sociale kineze, kërcënimi i Presidentit amerikan u prit me reagime të përziera. Disa përdorues të internetit thanë se tarifa prej 10 për qind mund të pasohej nga një sërë taksash të vendosura ndaj mallrave kineze, ndërsa të tjerë kritikuan zotin Trump se ishte i paparashikueshëm dhe në kundërshtim me vendimet e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026