Kinemaja më e vjetër aktive në Kosovë bëhet gati për restaurim
Kinemaja më e vjetër aktive në Kosovë, Kino Lumbardhi sivjet mbush 70 vite.
Pas tentativave për rrënim dhe privatizim, ajo u shpëtua me angazhimin e komunitetit kulturor nga Prizreni dhe Kosova, duke u shndërruar prej një objekti të dëmtuar dhe të pashfrytëzueshëm, në një nga monumentet më të vizituara të trashëgimisë kulturore në Kosovë.
I njohur paslufte si pika kryesore e DokuFest, që nga viti 2015 ajo është shndërruar në një qendër kulturore multi-funksionale që i shërben qytetarëve gjatë gjithë vitit.
Teksa pritet të hyjë në restaurim të plotë në vjeshtën e këtij viti me mbështetje të BE-së dhe Ministrisë së Kulturës në Kosovë, ajo tani feston programin e 70-vjetorit, ku do të prezantohen filma, botime, takime, ligjerata, festivale si dhe koncerte të shumta me artistë vendor dhe ndërkombëtar, në një sezon që përfundon me 1 tetor.
E para performancë ndërkombetare e kësaj serie është me artisten e njohur Kanadeze-Ruse Michelle Gurevich, e cila do të performojë për herë të parë në Kosovë më 24 qershor në ambientet e kinemasë verore.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë