Kirurgu nga Kosova më i miri në botë për vitin 2024, Rraci: Kam 17 vite punë…
Bardhyl Rraci, mjeku nga Kosova është shpallur në Britani si kirurgu oral më i mirë për vitin 2024.
I ftuar në emisionin ‘People’ në Euronews Albania, ai shpreh ndjesitë e tij për çmimin e fituar dhe se si nisi të behej pjesë në këtë garë.
“Kjo ishte përtej ëndrrave më të çmendura. Më së shumti kam përmendur njerëzit të cilët kanë kontribuar deri tek ky çmim sepse ndonjëherë jemi të prirur të mendojmë vetëm për veten, por në fakt ne jemi produkt i shumë gjeneratave. Kur jemi përzgjedhur për në finale, nuk e kam bërë të madhesi fakt pasi më dukej e pamundur”, tha mjeku Rraci.
Ai shprehet se ka mësuar shumë vonë për aplikimet në këtë garë, por si një person me 17 vite punë, mendonte se mund të përmbushte kriteret e garës.
“Për tu bërë pjesë e kësaj gare kam mësuar shumë vonë lidhur me të. Kur kam parë disa kritere kam menduar që mund të aplikoj. Unë punoj më shumë se 17 vite dhe kam një feed-back 5.0 nga klientët për shkak të përkushtimit që kam për një shërbim sa më të mirë. Ky është një ndër faktorët kyç”, thekson mjeku nga Kosova.
Bardhyl Rraci shpreh kënaqësinë e tij duke thënë se: Gjithcka ishte e organizur shumë mirë në Britani. Trofeun e mora nga një profesoreshë që vjen prej një ndër Universiteteve më të mira në botë sa i përket fushës së stomatologjisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq