Kishat ballkanase/ Athinë-Shkup bashkojnë forcat për të shpëtuar trashëgiminë
Lart në malet mbi liqenin e Prespës ndodhet kisha e Shën Gjergjit, që u ndërtua në shekullin e 12-të.
Afresket në këtë kishë, që kanë sfiduar kohën ndër shekuj, janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore evropiane. Shkenca vlerëson se ato janë gjurmët e para të Rilindjes në dekoret e kishës.
“Sipas disa shkencëtarëve, këtu mund të shohim shenjat e periudhës së para Rilindjes, të cilën e vëmë re në shprehjen e shenjtorëve por edhe në veshjet e tyre”-tha Olivera Makrievska, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, RMV.
Në mënyrë që të shpëtojë afresket nga ndikimet e jashtme, Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje, në të cilën u përfshi edhe Qendra Evropiane për Monumentet Bizantine. Sfida për restauruesit nga të dyja vendet është mbrojtja e afreskeve të pikturuara në shekullin e 12-të, me ngjyra dhe materiale natyrale.
“Boja vjen kryesisht nga mineralet tokësore, perimet, apo nga kafshët. Ajo vjen gjithashtu nga një pluhur shumë i imët që përziehej me gëlqere në ujë. Më pas piktori e aplikonte bojën në llaç të freskët para se llaçi të thahej”- Babys Apostolidis, Qendra Evropiane për Monumentet Bizantine
“Që kur Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan Marrëveshjen e Prespës në 2017-n, marrëdhëniet dypalëshe janë intensifikuar. Një rezultat konkret i kësaj është pikërisht bashkimi i forcave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rajonin e liqenit të Prespës, ujërat e të cilit shënojnë kufirin mes dy vendeve”- shtoi Borjan Jovanovski, Euronews.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje