“Kjo do jetë vjeshta e protestave”, Berisha- demokratëve: Ngrihuni kundër qeverisë
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka bërë thirrje që qytetarët të ngrihen në protesta pasi pakënaqësia dhe urrejtja sot ndaj kësaj qeverie është më e jashtëzakonshme se kurrë.
Në fjalën e tij Berisha theksoi se njerëzit janë të gatshëm për t’u ngritur në këmbë por sipas tij kërkojnë vetëm mobilizim.
Kryedemokrati theksoi se kjo do jetë vjeshta e protestave ose kjo vjeshtë do të jetë pranvera e demokracisë.
“Shqipëria po zien, po vlon sot. Sepse sot pakënaqësia dhe urrejtja ndaj kësaj qeverie është më e jashtëzakonshme se kurrë. Shqiptarët sytë, mendjen, besimin e kanë te PD, te demokratët. Por shohin dhe me skepticizëm, në kuptimin që a e ndjejnë këta përgjegjësinë e misionit që kanë? Koha ka kaluar, jo po vjen, koha e protestave të fuqishme dhe të gjithanshme po kalon. Çdo ditë është humbje.
Duhet të jemi të sinqertë me qytetarët, nëse kemi një mekanizëm, shkop magjik me të cilin ti garantojmë se Edi Rama është i vendosur të respektojë vullnetin tuaj, se Edi Rama nuk është më ai që e njohin atëherë normalisht do mendohej ndryshe. Por nuk ka njeri ta besojë këtë. Por kjo po dëmton besimin te ne. Aty ku ata e kanë projektuar besimin, aty shohin imobilitetin dhe pastaj marrin rrugët dhe ikin.
Çdo demokrat, drejtues, duhet të bëjë gjithçka për të motivuar, mobilizuar PD në radhë të parë, e cila duhet të ngrihet në nivelin e temperaturave të larta që ekzistojnë te qytetarët, urrejtjes së madhe dhe pakënaqësisë së jashtëzakonshme që kanë për këtë qeveri
Shohin sistemin që u rrënohet para syve të tyre, shkolla që mbyllen, portali një maskë mashtrimi për ta. Rrogat jo vetëm nuk rriten, por me inflacionin ulen. A do mbeten këta të vetmit mësues që nuk grevojnë? Duhet të angazhohemi në një diskutim të hapur me ta. Greva është përgjigja ndaj kësaj qeverie. Tani mbledhin para nga nxënësit për transportin, vetë udhëton me avion në dispozicion dhe sistemohet në hotele me 2700 dollarë nata, jo vetëm vetë por me gjithë delegacionin si të ishte delegacioni i Emirateve.
Apo instalicioni 4 mln euro në oborrin e Kryeministrisë. Edi Rama ka tejkaluar dhe tejkalon çdo normë, nga mëngjesi deri në darkë vetëm mashtron. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Duhet të jetë vjeshta e protestave ose pranvera e demokracisë kjo vjeshtë. Njerëzit janë të gatshëm, presin vetëm mobilizimin”- tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sekuestrohen 13 mijë euro veshje e 17 420 paund në Rinas, procedohen 3 persona
- Cilat janë 3 shtetet që po kërcënojnë hapur ‘bashkimin’ europian?
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta