“Klima politike, shqetësuese”- Progres-raporti i KE: Avancim në integrim e drejtësi

8 Nëntor 2023 | 10:18

Progres Raporti i vitit 2023 për Shqipërinë, publikuar nga Komisioni Europian ka evidentuar një sërë problematikash në ecurinë e vendit, por edhe progres në fusha të caktuara.

Klima politike shihet me shqetësim dhe theksohet nevoja e një bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv mes mazhorancës dhe opozitës, për çështje si reforma zgjedhore e cila aktualisht është në ngërc.

Në raport është evidentuar edhe situata e paprecedentë në paralament me bollkimin e punës paralamentare dhe përjashtimin e 23 deputetëve të opozitës,  duke kërkuar që të ketë dialog mes palëve.

Pas indicieve për abuzimin me fondet e BE-së dhe pezullimin e tyre përkohësisht nga Komisioni Europian, kërkohet që Shqipëria të forcojë ligjin për luftën kundër mashtrimit ndaj interesave financiare të BE dhe të bashkëpunojë me komisionin Europian për hetomet.

Në rrugën e integrimit Europian, Shqipëria shkruhet se ka bërë progres dhe po përgatitet për hapat e ardhshëm në negociatat për anëtarësim.

Drejtësia po ashtu vlerësohet se ka ecur me ritme të mira duke nisur nga plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese deri tek arritjet e mëtejshme të SPAK që sipas progres raportit ka ecur me ritme të kënaqshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026