Zbardhet një pjesë e progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë
Euronews Albania ka siguruar Progres-Raportin e përvitshëm të Komisionin Evropian për Shqipërinë.
Në raportin voluminoz bëhet një raportim të detajuar të të gjitha fushave që nga zgjedhjet lokale, të drejtave të njeriut, administrata publike dhe gjyqësori.
“Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdoi, duke rezultuar në një progres të mirë në përgjithësi. Emërimet në Gjykatën Kushtetuese kanë përfunduar me të nëntë gjyqtarët në detyrë, nga të cilët tetë me mandat të plotë 9-vjeçar. SPAK arriti rezultate të mëtejshme dhe kryeprokurori i ri i posaçëm u zgjodh në dhjetor 2022 pas një procesi të shëndoshë. Efikasiteti i sistemit gjyqësor dhe aksesi në drejtësi vazhdoi të ndikohet nga afati i gjatë i procedurave, ngarkesa e shtuar e punës dhe numri i madh i dosjeve të pazgjidhura, i cili mbetet veçanërisht i lartë në gjykatat e Apelit dhe të shkallës së parë”, thuhet në progres-raport.
Në Raportin e Komisionit Europian nënvijëzohet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore nuk arriti përparim të dukshëm.
“Pavarësisht krijimit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, nuk u arrit asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Kjo kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët”, – thuhet në raport.
Një pjesë e raportit përfshin debatet mes mazhorancës dhe opozitës sa i përket diskutimeve për reformën në drejtësi dhe çështje të tjera që ka çuar në mosfunksionimin normal të jetë parlamentare dhe përjashtimin e disa deputetëve të opozitës.
“Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në shumicën e interpelancave të kërkuara nga opozita, shkaktuan një ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të Kuvendit. Sekretariati i Etikës vendosi disa masa disiplinore, duke rezultuar në përjashtimin e paprecedentë të 23 deputetëve të opozitës brenda një muaji. Nevojiten standarde më të larta etike në punimet e Kuvendit për të nxitur një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës”, – thuhet në Raportin e Komisionit Europian për vitin 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës