Klinika Stomatologjike Universitare: Shërbime falas për të moshuarit

1 Tetor 2024 | 17:07

Klinika Stomatologjike Universitare nëpërmjet kabineteve të lëvizshme dentare ka shkuar  në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë, për të ofruar shërbim dentare për të gjithë falas. Puna e ekipit të mjekëve u pa nga afër edhe nga ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu , që vizitoi të moshuarit në ditën e tyre.

“Kam ardhur së bashku me shërbimet e Klinikës Stomatologjike Universitare që t’ju shërbejmë tashmë me një kontroll të shëndetit të dhëmbëve për këdo që ka nevojë edhe për një ndërhyrje apo një shërbim nga Klinika Stomatologjike Universitare.

E di që disa prej jush e kanë të vështirë për ta aksesuar prandaj vijmë këtu dhe patjetër edhe për të shërbyer me protezat falas për ata që kanë nevojë. Brenda muajit të gjithë punonjësit dhe do ju marrin masat e nevojshme dhe di t’ju sjellin këtu protezat”, u shpreh Koçiu gjatë bashkëbisedimit me të moshuarit. Për të moshuarit u mundësuan shërbime terapeutike, kirurgjikale dhe trajtimet protetike sipas nevojës.

Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu theksoi se shërbimi dentar për të moshuarit do të shtrihet edhe  në Shtëpitë e të Moshurave si dhe në Qendrat Ditore të shërbimeve për të moshuarit në gjithë vendin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos në shtesë finalen dramatike ndaj Argjentinës

Spanja është shpallur kampione e botës në vitin 2026 pasi ka mposhtur Argjentinën në finalen e madhe të zhvilluar në stadiumin “MetLife” në New Jersey....
23:15 | 19/07/2026

Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez

Gazetarja e Euronews, Elidona Aga, ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën nga fan zona në Tiranë, ku shumë qytetarë po...
22:52 | 19/07/2026

Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, ish-futbollisti i Kombëtares, Ilirjan Alliu, ka komentuar finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, duke analizuar mënyrën...
22:34 | 19/07/2026