English

“Klinikisht isha i vdekur”, Sanduloviç: Më filmuan kur më dhunuan, videot i dërgonin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nikola Sanduloviç, politikani i opozitës serbe, tha për “Good Morning Albanians” se gjatë dhunës barbare të ushtruar ndaj tij, ishin 5 persona të cilët filmonin. Sipas tij këta persona të veshur civil, ia dërgonin dikujt këto filmime e më pas i fshihnin.

- Advertisement -

Sanduloviç, i cili ende nuk është rikuperuar tha se nga dhuna e cila zgjati mbi 4 orë ai kishte qenë klinikisht i vdekur.

Ata janë munduar të thonë se unë nuk po them të vërtetën. Unë jam i sigurt që mund t’i njoh të gjithë personat e përfshirë që më kanë çuar atje, dhe ata që më kanë rrahur. Unë isha gati i vdekur klinikisht.

Kur kam thënë që nuk jam pjesëtar i asnjë organizate ata më kanë rrahur dhe më kanë dhunuar. Ata më kanë sjellë të shtëpia e atje më ka pritur një ekip që është kujdesur për mua. Ajo që më është fiksuar është se ata më kanë filmuar kur më dhunonin.

E mbaj mend që ata dërgonin video dhe i fshinin. I dëgjoja kur komunikonin që ia dërgonin dikujt”,-tha Sanduloviç ndërsa shtoi se ata e kishin pyetur se çfarë bisedash kishte bërë me Albin Kurtin dhe me Mehmet Prishtinën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?