Klodian Braho merr nesër zyrtarisht drejtimin e SPAK, ceremonia zhvillohet të hënën

18 Dhjetor 2025 | 17:30

Drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho të premten merr zyrtarisht detyrën. Mësohet se ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani te Braho do të zhvillohet të hënën më 22 dhjetor. Ceremonia do të mbaht në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi me shtatë vota pro, Klodjan Brahos i cili u shpall fitues mes katër kandidatëve. Braho e ka nisur misionin si prokuror që në vitin 2007 ku pas përfundimit të shkollës së magjistraturës u emërua në Berat duke shërbyer deri në vitin 2012.

Më pas ai transferohet në Vlorë deri në vitin 2015 ku mban edhe detyrën e zv/drejtuesit të prokurorisë. I konfirmuar në detyrë nga vetingu, Braho në SPAK deri dje drejtonte seksionin kundër korrupsionit.

Ai hetuar disa dosje të profilit të lartë, mes tyre atë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, inceneratorëve, 5D, ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedine e gërdecit, dosje të abuzimeve me fondet publike e pastrimit të parave.

Braho është prokurori që hetoi e po vazhdon të hetojë dosjen “Tojota yaris” duke arrestuar ish-kolegun e tij, drejtuesin e prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026