KLSH: Fëmijët në “Zyber Hallulli” të kequshqyer, nuk respektohen kuotat

29 Shtator 2022 | 12:39

Të miturit në “Shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli” ushqehen më pak se norma, duke mos marrë sasinë dhe kaloritë e nevojshme.

Këto kanë qenë gjetjet e raportit të auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë institucion, i cili evidention mosrespektimin e standardeve për ushqyerjen e fëmijëve gjatë viteve 2019, 2020 dhe 2021.

Sipas raportit, kuota ditore në lekë që institucioni shpenzon për blerjen e ushqimeve, nuk i përgjigjet të njëjtës sasi ushqimore që duhet të konsumojnë fëmijët, për të jetuar shëndetshëm.

Kjo, pasi institucioni përkatës nuk respekton standardet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për kuotën financiare që duhet të shpenzohet për fëmijët e grupmoshave të ndryshe.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përllogaritur gjithashtu se sa duhet të jetë kuota ditore që duhet të shpenzohet për ushqyerjen e çdo fëmije sipas grupmoshës, duke reflektuar në kuotën ditore edhe indeksimin e çmimeve.

Për grupmoshën 6-12 vjeç, nga 440 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 487,35 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 47 lekë/ditë.

Për grupmoshën 13-15 vjeç, nga 480 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 531,66 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 52 lekë/ditë.

Për grupmoshën 16-18 vjeç, nga 500 lekë/ditë në vitin 2018, në fund të vitit 2021 duhej të bëhej në 553,81 lekë/ditë, pra do të ishte rritur me 54 lekë në ditë.

Lidhur me këto mangësi të evidentuara në trajtimin ushqimor të fëmijëve, KLSH kërkon nga shërbimi social dhe Ministria e Shëndetësisë të merren masa për nxjerrjen e përgjegjësive dhe plotësimin në vijim të të gjitha nevojave ushqimore për fëmijët sipas standardeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026