Klubi i futbollit Vllaznia pranë të moshuarve në Shkodër në ditët e festave
Festat e fundvitit janë periudha më e preferuar për shqiptarët për t’u mbledhur me familjarët e tyre por ka dhe nga ata që e kanë të pamundur të festojnë me familjarët e tyre. Euronews Albania ishte në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër ku kishte mysafirë të veçantë.
Magjun Bardhoshi, 72 vjeç është banor i shtëpisë së moshuarve në Shkodër. Ai prej 4 vitesh e feston vitin e ri me familjen e tij të dytë.
“Asgjë smë mungon nga trajtimi dhe respekti i opinionit të kuadrit drejtues, por asgjë nuk duket mirë si të mos jesh me gjakun tënd familjar” rrëfen Bardhoshi.
72-vjeçari dhe miku i tij e kanë një urim për gjithë shqiptarët për këtë fundvit.
“Gëzuar festat të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen brenda dhe jashtë vendit, jetë të gjatë të lumtur, begati dhe lumturi” urojnë dy të moshuarit.
Shtëpia e të moshuarve në Shkodër në këtë periudhë festive ka shumë vzitorë të cilët mundohen t’i qëndrojnë afër të moshuarve e për disa çaste t’i mbushin sadopak boshllëkun e familjarëve të tyre.
Një pjesë e ekipit të futbollit Vllaznia ishin sot në ambjetet e kësaj strehëze për të lumturuar të moshuarit.
Kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika në simbolikë i dhuroi një bluzë me firmat e të gjithë ekipit duke ngrohur sadopak zemrat e tyre.
“Kemi marrë vesh se shumë prej tyre i ndjekin ndeshjet dhe mendoj se ishte gjëja më e duhur që bëmë në këtë moment” tha kapiteni i Vllaznisë.
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit