Koalicion me Partinë e Lirisë? Berisha përgjigjet për Euronews Albania
Kreu i Partisë Demokratike tha nga Pogradeci se do të ketë një koalicion me Partinë e Lirisë.
Ai iu përgjigj pyetjes së korrespondentit të Euroneës Albania, Xhensil Shkëmbi, ndërsa sqaroi se zgjedhja e kryetarit të Bashkisë Tiranë varet nga primaret, por koalicion do të ketë.
Kryetari i Partisë së Lirisë në një intervistë për Euroneës Albania më herët nuk mohoi mundësinë e kandidimit për bashkinë Tiranë, siç është përfolur kohët e fundit në media.
“Cilat do të jenë format e koalicionit janë për t’u studiuar, por koalicion do të ketë,” – deklaroi Berisha.
Ai tha se nga 1 shtatori do të nisë një aksion i madh opozitar. Fillimisht do të ketë përgatitje “të ethshme”, siç i cilësoi kryedemokrati, për primaret.
“Nëpërmjet primareve Partia Demokratike shënon një hap tjetër madhor në drejtim të pluralitetit brenda partisë dhe kjo përbën një arritje të madhe të demokracisë,” – u shpreh Berisha.
Plani tjetër përfshin një përpjekje të madhe për organizim dhe anëtarësime të reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh