Koalicioni “Bashkë fitojmë” kërkon në KAS heqjen e logove nga fleta e votimit

18 Prill 2023 | 16:56

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”  ka paraqitur këtë të martë një kërkesë në KAS ku kërkon heqjen e logove nga fleta e votimit.

Koalicioni kërkon që në fletën e votimit të mos përfshihen emblema apo logo të partive politike apo të koalicioneve në fletën e votimit për kryetarët e bashkisë.

Sipas tyre kjo duhet bërë pasi qytetarët do zgjedhin kryetarin e  bashkisë dhe jo kryetarin e ndonjë partie politike dhe se ndryshe nga ç’ndodh në zgjedhjet e përgjithshme kandidatët nuk identifikohen me partinë apo koalicionin që i ka propozuar.

Gjithashtu “Bashkë fitojmë”, thotë se edhe në zgjedhjet e kaluara fleta e votimit për Kryetar Bashkie nuk ka qenë me logo partie apo koalicioni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Konkretisht viktimat e identifikuara janë: Mohamed Lotf dhe Mohamed...
19:18 | 22/07/2026

Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit

Franca regjistroi 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së jashtëzakonshme të të nxehtit që preku vendin midis 17 qershorit dhe 2 korrikut, tha të mërkurën Shëndeti...
18:59 | 22/07/2026

SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale

Shtëpia e Bardhë dhe Zyra e Kryeministrit izraelit po diskutojnë një takim të mundshëm midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministrit Benjamin Netanyahu javën...
18:58 | 22/07/2026