Kokainë dhe armë në shtëpinë me qira, arrestohen 5 persona në Shkodër

1 Mars 2024 | 15:41

Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë në Shkodër, pasi kishin marrë shtëpi me qira dhe e kishin përshtatur për përpunim kokaine dhe mbajtjen e armëve të zjarrit.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se në pranga u vunë shtetasit J. V., 44 vjeç, E. Y., 31 vjeç, D. D.,36 vjeç, A. D., 51 vjeç dhe një 17-vjeçar, të pestë banues në Shkodër.

Ndërkohë gjatë kontrolleve Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”.

Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndës narkotike kokainë.

Morën apartament me qira dhe e përshtatën për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë, si dhe për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, identifikohen dhe vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe si rezultat i hetimeve disajavore dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas kishin përshtatur një banesë në lagjen “Skënderbeg”, për përpunim, përdorim dhe shitje të lëndës narkotike kokainë dhe për mbajtje të armëve të zjarrit, pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Apartamenti”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasit J. V., 44 vjeç, E. Y., 31 vjeç, D. D.,36 vjeç, A. D., 51 vjeç dhe një 17-vjeçar, të pestë banues në Shkodër.

Nga kontrollet në ambientet e apartamentit të përshtatur për këto veprimtari kriminale, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistoletë, 160 gr kokainë e ndarë në doza gati për shitje, 6 çelësa banesash, 2 automjete, 10 celularë, 1220 euro, 184 900 lekë dhe një shumë parash në paund.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë grup kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026