Koloneli Toci: Çfarë pritet të ndodhë në Iran pas vdekjes së presidentit

21 Maj 2024 | 11:58

Çlirim Toci në një intervistë për Euronews Albania foli në lidhje me situatën në Iran dhe skenarit të mundshëm që mund të ndodhë pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi.

Ai theksoi se nuk do të ketë ndryshim të menjëhershëm duke theksuar se mund të ketë një luftë të ashpër për pushtet.

Toci e ka vlerësuar ngjarjen si kritike në këtë moment, jo vetëm për shkak të situatës së brendshme ekonomike, por dhe për shkak të konflikteve që kanë ndodhur kohët e fundit.

“Ka shumë spekulime, por një gjë është e sigurt, që nuk besohet se do të ketë një ndryshim të menjëhershëm.  Mund të ketë një luftë të ashpër për pushtet. Bëhet fjalë për një konflikt ndërmjet krahëve radikalë nëpërmjet brigadave islamike revulucionare.

Nuk do të ketë një ndryshim thelbësor, jeta do të vazhdojë. Kjo ngjarje ka ndodhur në një pikë shumë kritike për Izraelin, jo vetëm për situatën e Brendshme ekonomike dhe konfliktin që ata patën dhe provuan para katër muajsh. Irani mbështet grupet e armatosura, që veprojnë në Irak, Palestinë apo Jemen. Duhet ta kemi të qartë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026