Kombet e Europës i hapin dyert rreth 150 mijë refugjatëve ukrainas
Rreth 150 mijë persona janë larguar nga Ukraina drejt Polonisë dhe vendeve të tjera fqinje, deklaroi të shtunën agjencia e OKB për refugjatët.
Disa kanë ecur për kilometra të tëra gjatë natës, ndërsa shumë të tjerë udhëtuan me tren, autobusë duke krijuar radhë të gjatë në kufijtë me vendet fqinje si Polonia, Moldavia, Hungaria, Rumania dhe Sllovakia.
Sipas agjencisë, shumica e refugjatëve janë gra, fëmijë dhe të moshuar, kjo pasi presidenti ukrainas ia ka ndaluar burrave të moshs 18 deri në 60 vjeç që të largohen.
“Situata dhe shifrat ndryshojnë nga minuti në minutë”, tha Joung-ah Ghedini-Williams, zëdhënësja e Komisionerit të Lartë për Refugjatët.
Sipas parashikimeve të agjencisë, rreth 4 milionë ukrainas mund të largohen nga vendi i tyre nëse situata përshkallëzohet më tej.
🚨 "Up to 4 million people may flee Ukraine" – UNHCR's @Shabia_M reports.
We are stepping up operations in the country and have started to provide humanitarian aid to those forced to flee. pic.twitter.com/z7T0F04FXM
— UNHCR, the UN Refugee Agency (@Refugees) February 26, 2022
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
- 17:01 Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton