Kombëtarja nis përgatitjet për miqësoret me Izraelin dhe Luksemburgun
Kombëtarja ka nisur përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.
Në seancën e parë stërvitore, i gjithë grupi ishte i pranishëm, me përjashtim të Naser Alijit, i cili zhvilloi një program rikuperimi, pasi një ditë më parë kishte luajtur 90 minuta me klubin e tij, Dinamo City.
Stërvitja u zhvillua fillimisht në palestër dhe më pas lojtarët zbritën në fushë, ku u fokusuan në ushtrime taktike dhe përgatitje fizike.
Ekipi kombëtar do të zhvillojë të martën seancën tjetër në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00. Një orë më herët, në 16:30, trajneri dhe një lojtar do të dalin në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Izraelin.
Nga kampi kuqezi është konfirmuar gjithashtu se mbrojtësi Ardian Ismajli është larguar nga grumbullimi pas një vlerësimi të stafit mjekësor.
Ismajli ishte bashkuar fillimisht me ekipin, por pas një problemi muskulor dhe rikthimit të tij të fundit në fushë në fund të sezonit, gjendja e tij fizike nuk u konsiderua optimale për dy ndeshjet miqësore.
Pas konsultimeve mes stafit teknik dhe lojtarit, u vendos që ai të kthehet në klub për të vijuar procesin e rikuperimit dhe për t’u rikthyer sa më shpejt në formë të plotë.
Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor
Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 21:37 Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor
- 21:28 Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
- 21:27 Dy vite nga vrasja e Egli Progës, Prokuroria e Korçës përfundon hetimet. Dërgon për gjykim 5 persona
- 21:25 Kievi dhe Ukraina do të prodhojë Patriot me licencë amerikane, Zelensky njofton marrëveshjen
- 21:17 Sulme në Iran, 3 shpërthime pranë portit strategjik në Konarak
- 21:05 “Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS