Komedia “Gruaja e burrit tim”, shfaqet në teatrin Petro Marko në Vlorë
Komedia “Gruaja e burrit tim” me regji të Kiço Londos e cila u shfaq këtë të premte nw Vlorw u shoqërua me një harmoni të qeshurash dhe duartrokitjesh
“Gruaja e burrit tim” me regji të Kiço Londo, komedia që u shfaq në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë. Mbrëmja e së premtes u shoqërua me një harmoni të qeshurash dhe duartrokitjesh. një lojë keqkuptimesh, seri gënjeshtrash, ironi, satirë dhe shumë humor të cilët u sinkronizuan në mënyrë perfekte nga aktorët e teatrit shëtitës Çajupi.
Regjisori Kiço Londo gjithashtu drejtor i teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me shumë emocion tregoi kënaqësinë që mori nga i gjithë publiku i Vlorës dhe të gjithë atyre që e mbështesin në çdo shfaqje teatrale të shfaqur ndër vitet e karrierës së tij.
Vepra u përcoll në një arritje profesionalizmi nga aktorët të cilët u ngjitën në skenë ndërkohë që ata treguan pak nga eksperienca e tyre në fazën përgatitore të kësaj shfaqjeje.
Shfaqja u ndoq me shumë kënaqësi dhe u prit mjaft mirë nga publiku vlonjat
Falë aktorëve të mrekullueshëm të zgjedhur me kujdes dhe falë vëmendjes së jashtëzakonshme ndaj detajeve shfaqja shkaktoi shumë të qeshura dhe emocion tek të gjithë qytetarët e pranishëm.
Komedia “Gruaja e burrit tim” do të shfaqet 2 netë rresht ne Teatrin e Vlorës në orën 19:30.
LEXONI GJITHASHTU:
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 11:06 Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
- 10:54 Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë
- 10:31 25 plumba drejt Aleksandër Koçekut, si u organizua atentati në Shkodër. Pista e gjakmarrjes në qendër të hetimeve
- 10:24 Operacion antidrogë në Kurbin e Mirditë, policia zbulon plantacione kanabisi dhe arreston 3 persona (EMRAT)
- 09:39 Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë