Komisioni Hetimor për Sterilizimin nis inspektimet në terren nga spitali i Durrësit

24 Maj 2024 | 15:37

Komisioni Hetimor për PPP-të në Shëndetësi ka nisur nga spitali i Durrësit vizitat në terren për t’u njohur me situatën dhe problematikën e tyre.

Kryetarja dhe anëtarë të këtij komisioni janë takuar me drejtuesit, shefat e shërbimeve dhe kryeinfermierin e spitalit të Durrësit dhe kanë marrë përgjigje prej tyre për çështjet që do të trajtohen dhe në dëgjesat me dëshmitarë.

“Të gjithë informacionin që ne mundëm të marrim sot ne do t’ia referojmë komisionit hetimor dhe anëtarëve të tjerë. Ky informacion do të shërbejë edhe për pyetjet në dëgjesat që do të bëhen me dëshmitarët që do të thirren për të dëshmuar në komision dhe mund edhe të jenë pjesë e raportit përfundimtar, që do t’i dërgohet më tej parlamentit”, tha kretarja e komisionit hetimor Albana Vokshi.

“Është një vizitë informuese e komisionit, që të kuptojmë si është situata në spital, si është situata lidhur me shërbimet që ne kemi objekt hetimi në komision. Është një vizitë që do të vazhdojë edhe në institucionet të tjera. Më pas ne do të dalim në konkluzione kur të jetë momenti i përfundimit të punës së komisionit hetimor”, deklaroi deputeti i PS, Plarent Ndreca.

Duke nisur nga Durrësi, për dy javë komisioni hetimor do të jetë në terren për të marrë informacion dhe parë nga afër ecurinë dhe mënyrën e operimit të dy koncesioneve, atij të sterilizimit dhe check up-it.

Seancat dëgjimore pritet të nisin në fillim të qershorit, ndërsa konkluzionet do të jepen më 21 korrik.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026