Komisioni i Reformës Zgjedhore miraton programin e punës për Kodin e ri
Komisioni i Reformës Zgjedhore ka miratuar me konsensus programin e punës për Kodin e ri Zgjedhor, me synimin që votimi i ndryshimeve në Kuvend të realizohet deri në korrik 2026.
Programi përfshin rishikimin e disa aspekteve kyçe të procesit zgjedhor, përfshirë financimin e partive politike, rregullat e fushatës zgjedhore, strukturën e administrimit të zgjedhjeve, përdorimin e teknologjisë në proceset zgjedhore si dhe sistemin zgjedhor në përgjithësi.
Pjesë e këtij procesi do të zhvillohet me mbështetje nga ODIHR dhe Komisioni i Venecias, duke u bazuar në standardet ndërkombëtare. Çdo temë ka një afat të detajuar mujor për shqyrtim dhe përparim.
Dokumentet që miratohen do të publikohen rregullisht për t’u mundësuar konsultim publik dhe për të marrë komente nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare. Kjo qasje synon të sigurojë transparencë dhe pjesëmarrje aktive në procesin e reformave zgjedhore.
Qëllimi i programit është të krijojë një sistem zgjedhor më efikas dhe më të drejtë, duke përmirësuar qartësinë e rregullave për financimin e partive dhe fushatat, dhe duke rritur besueshmërinë e proceseve zgjedhore në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ky proces është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të demokracisë dhe modernizimit të administratës zgjedhore, me synim që votimi të jetë i aksesueshëm për të gjithë qytetarët, duke rritur pjesëmarrjen dhe besimin në institucionet e vendit.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet