Komisioni i Rithemelimit takim me Bardhin dhe Alibeajn

25 Mars 2022 | 14:30

Komisioni i Rithemelimit po zhvillon një takim me Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe Kryetarin e Komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj në selinë e PD-së.

Ky takim vjen pas vendimit të Gjykatës për të njohur Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha dhe ndryshimet statutore të bëra gjatë tij.

Më përpara, përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso njoftoi se ky Komision do të zhvillonte një mbledhje.

Deklaratën e Kryetarit të Komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për të ankimuar vendimin e Gjykatës, Kaso e cilësoi si tentativë për të krijuar përshtypjen te publiku që ka ende debate e problematika brenda PD-së.

“Kjo ndodh në kohën që vendimi i sotëm ka zgjidhur në mënyrë përfundimtare problemin ende të hapur të legjitimitetit të organeve drejtuese të PD-së”, u shpreh Kaso.

Gjykata e Tiranës mori vendimin të premten për të njohur Kuvendin e 11 dhjetorit, dhe miratoi ndryshimet në statutin e PD-së e simboleve që janë marrë gjatë këtij Kuvendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026