Komisioni i Rithemelimit vijon me zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD
10 Prill 2022 |
12:48
Komisioni i Rithemelimit zhvillon sot zgjedhjet në disa degë të Partisë Demokratike.
Pas Mallakastrës ku u votua ditën e djeshme, këtë të diel zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë në degët e Fierit, Fushë Krujës dhe Selenicës.
Ndërkohë nga grupi tjetër në Partinë Demokratike ky proces vijon të kundërshtohet, pasi sipas tyre nuk i shërben bashkimit të demokratëve.
Me vendimin e datës 25 mars Gjykata e Tiranës pranoi Kuvendin Kombëtar të PD-së të mbajtur më 11 dhjetor, që u thirr nga Sali Berisha.
Por kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj e ankimoi këtë vendim si antiligjor.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjykata njeh Kuvendin Kombëtar të Berishës
- Beteja për PD, Blerina Muça gjyqtarja që do shqyrtojë ankimimin e Alibeajt
Lajme të Sugjeruara
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit