Komisioni për integrimin me dyer të mbyllura, Tabaku përplaset me Peleshin

30 Shtator 2024 | 09:53

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane është shoqëruar me debate mes maxhorancës dhe opozitës.

Partia Socialiste kërkoi zhvillimin me dyer të mbyllura të mbledhjes në komisionin e integrimit ku do të raportojë kryenegociatorja, Majlinda Dhuka.

Në fillim të mbledhjes kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, tha se mbështet plotësisht procesin e integrimit, por ngriti shqetësimin për përmbushjen e kritereve, përshirë balancën e pushteteve dhe theksoi se integrimi në BE duhet të ndihmojë në ndërtimin e një demokracie perëndimore.

Ajo paralajmëroi se ende ka kritere të paplotësuara dhe kritikoi mungesën e vullnetit politik për reformën zgjedhore, e cila, sipas saj, duhet të realizohet brenda vitit 2024.

Tabaku gjithashtu vuri në dukje trajtimin e pabarabartë të mandateve të deputetëve, duke iu iu referuar arrestimit të Partisë Demokratike Ervin Salianji.

“Partia Demokratike është e vetëdijshme që sot ndodhemi larg një vendi me kushte të plotësuara, por ne besojmë se ky është një proces për Shqipërinë e shqiptarët jo për politikën. Prandaj e mbështesim avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe angazhimi jonë në këtë proces ka qenë i qartë… Një hap më shumë drejt BE-së do të thotë një Shqipëri më pranë ndërtimit të një demokracie perëndimore dhe sundimit të ligjit, respektit të votës së lirë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por mbi të gjitha respektimit të demokracisë dhe ndarjes së pushteteve” tha Tabaku.

Partia Socialiste i quajti deklaratat e Tabakut si politike dhe bllokuse ndaj procesit të integrimit.

“Nuk mund të ketë mbajtje peng të mikrofonit. Procedura që ju zgjodhët të hapnit mbledhjen e Komisionit është totalisht e nëpërkëmbur. Më vjen keq ta them por kjo nuk është qytetare”, tha kreu i grupit të PS Niko Peleshi, i cili kërkoi nga opozita që të mbështesë procesin e integrimit, veçanërisht në një moment historik si ai i hapjes së kapitullit të parë të negociatave me BE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin...
10:24 | 28/07/2026

Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës përjashtoi këtë të martë me 60 ditë nga komisionet parlamentare dhe seancat plenare deputetin Agron Shehaj, pas incidentit të djeshëm në zyrat...
10:11 | 28/07/2026

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026