Komisioni “TIMS”, ish-përgjegjës i IT në Polici kërkon dëshmi me dyer të mbyllura

11 Qershor 2024 | 12:34

Ka nisur këtë të martë mbledhja e komisionit hetimor ‘Tims’. Në nisje të mbledhjes kryetari i komisionit hetimor, Ervin Salianji tha se Ardit Muço, ish-përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit ka kërkuar dëshmi me dyer të mbyllura.

“Mbrojtja e të drejtave të mia për respejtimin e jetës private, për  garnatimin e sigurisë time fizike, si dhe për shkak të informacioneve të klasifikuara”,-thuhej në kërkesën e tij.

Megjithatë kryetari Ervin Salianji e vazhdoi mbledhjen me dyer të hapura.

“Duhet ta marrim në konsideratë edhe pse unë mendoj se të gjitha dëshmitë duhet të jenë më dyer të hapura. Sepse nuk ka ndonjë sekret shtetëror.  Pretendimi është që nuk ka dalë asnjëherë në publik”,-tha Salianji.

Edhe deputeti Lefter Gështenja kërkoi që dëshmia të jetë me dyer të hapura.

“Nuk shoh asnjë arsye përpos manovrave që përdoren nga mazhoranca që këto seanca të bëhen me dyer të mbyllura. Do të kërkoja që seanca të jetë me dyer të hapura, se çfarë ka ndodhur. Edhe me dyer të mbyllura ato që u dëgjuan ishin llahtar. Ndaj shqetësim të thellë në këtë dimension. Mbledhja zgjati deri në 4 të mëngjesit”- tha Gështenja.

Nënkryetari Toni Gogu kërkoi që të mos humbet kohë me debate të kota, por të vijohet me marrjen në pyetje të dëshmitarëve e sipas kërkesave të tyre të jenë me dyer të mbyllura për ruajtjen e informacioneve sensitive.

“Më duhet të përsëris veten se sa më shumë kohë harxhojmë me veten, aq më shumë kohë i marrim është e panevojshme që ky komision të krijojë një tragjikomedi. Neve nuk na ka ngarkuar njeri që të sekretojmë informacionet. Tragjike është kur shkelet ligji në emër të zbatimit të ligjit. Komikja është të bësh të çuditurin. Ju e mendoni shtetin që prokurorin e dhe OPGJ t’i shikoni çdo natë në televizor. Ju keni tallavanë e qytetarit dixhital. Të mos bëjmë Lizën në botën e çudirave. Meraku ynë është si të zbatohet ky ligj dhe të kuptojmë si është shkelur e duhet përmirësuar”, deklaroi Gogu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026