Komshinjtë e Dukës pas shpërthimit: Ç’borxh kam unë të paguaj kusuret e kriminelit

18 Prill 2023 | 10:23

Gazetarja Sara Demushi ishte në banesën e komshinjve të Muhamed Dukës të cilët kanë pasur dëmtime në shtëpi nga tritoli i vendosur në derën e babait të Leonard Dukës.

Burrë e grua treguan se janë trembur nga shpërthimi, kanë dhënë dëshminë para efektivëve dhe ndihen të pasigurt.

Kryefamiljari i bëri thirrje shtetit të shtojë sigurinë, ndërsa iu drejtua dhe Muhamed Dukës duke i kërkuar pagesën për dëmet e shtëpisë.

“Unë s’dua t’ia di fare. Shteti duhet të vërë dorë. Kush është kriminel të arrestohet. Është situatë e përsëritur, shteti e di shumë mirë. Vjen policia në 3-4 të mëngjesit për të kapur njerëz e nuk i kap dot. Shteti duhet të jetë korrekt, duhet siguri e fortë. I bëj thirrje Mehmet Dukës të vijë të më takojë, të më bëjë derën, të më paguajë dëmin që është bërë edhe jemi në rregull. Me shtetin ta gjejë vetë ai, unë nuk ja kam borxh Mehmet Dukës që të më vrasë mua me gjithë gruan. As i kam borxh, as më ka borxh,” – u shpreh qytetari.

Leonard Duka njihet si rivali më i madh i Ervis Martinaj. Më 14 shkurt të këtij viti, ai u arrestua nga autoritetet belge në Bruksel pasi iu gjetën armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderueshme parash. Duka akuzohet se ka gisht në vrasjen e Santiago Malkos, i ekzekutuar më 27 gusht 2019, mik i afërt i të zhdukurit Ervis Martinaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026