Konferenca e kryetarëve/ Bardhi: Kërkesa e PD u refuzua nga mazhoranca

1 Shtator 2023 | 12:11

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve se grupi parlamentar i PD kërkoi që të diskutohej për problematikat e zgjedhjeve, çështje e mbetur pezull që prej muajit korrik, por kjo kërkesë u refuzua nga grupi parlamentar i PS.

Sipas Bardhit, socialistët kishin më shumë hallin e Asamblesë së tyre se sa atë të parlamentit apo të qytetarëve.

“Sot u mblodh konferenca e kryetarëve për të përcaktuar kalendarin e punimeve. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi që kjo seancë e parë të mos ishte ceremoniale, për shkak se gjatë gjithë kësaj periudhe ka çështje me interes të lartë publik dhe të kishim mundësi të realizonim atë që në fakt është një çështje e mbartur nga muaji korrik që lidhet me seancën e posaçme për problematikat e zgjedhjeve. Kolegët e mazhorancës nuk kishin hallin e zgjedhësve, i gjitha halli i tyre ishte te asambleja e PS e njoftuar në të njëjtën ditë. Hallet e Edi Ramës nuk duhet të jenë hallet e qytetarëve shqiptarë, ne jemi Në parlament për hallet dhe interesat e zgjedhësve. Kjo ishte çështja që na ndau, sigurisht nuk u pranua kërkesa jonë”,-tha Bardhi.

I pyetur nëse do të bashkohen tre grupimet e demokratëve, Bardhi tha se kjo çështje nuk ëSHtë një problem që duhet të shqetësojë qytetarët.

“Siç thashë Asambleja e Partisë Socialiste nuk është problem i qytetarëve dhe as grupimet e opozitës nuk duhet të kthehen në shqetësim për qytetarët. Duhet që opozita të jetë e unifikuar. Një trup i vetëm përballë Edi Ramës, kjo ka qenë përpjekja ime dhe e kolegëve të mi”, tha Gazment Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026