Konfirmohet për Euronews Albania kalimi i Uzunit tek Austin, dita kur prezantohet

17 Janar 2025 | 13:22

Myrto Uzuni dhe Granada tanimë janë një histori e mbyllur, me sulmuesin shqiptar që do të përshëndetet me shokët e skuadrës e do të nisë aventurën e re tek Austin, në MLS. Gjithçka ka shkuar shumë mirë, e mbetet vetëm zytarizimi i kësaj lëvizje. Euronews Albania ka mësuar që spanjollët do të përfitojnë 12 mln euro, ndërsa 29-vjeçari do të kryejë testet mjekësore ditën e hënë, ku më pas do të bëhet dhe prezantimi i tij në ambientet e klubit.

Myrto Uzuni kërkohej dhe nga skuadra të tjera, por duket se oferta e bërë nga amerikanët ishte më e mira për të dyja palët, si lojtarin ashtu dhe Granadën. Shkak për krisjen e marrëdhënies me spanjollët ishte paga e lojtarit kuqezi, me këtë të fundit që kishte kërkuar rishikim të kontratës, por që nuk u arrit.

Myrto Uzuni u afrua te Granada në vitin 2022, ku shkroi historinë si golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e kësaj skuadre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026