Konfiskimet e pronave, seancë në Gjykatën Kushtetuese për padinë e PD ndaj qeverisë
Në Gjykatën Kushtetuese sot do të zhvillohet seanca për padinë e grupit parlamentar të PD-së kundër vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.
PD, më 12 tetor të vitit të kaluar, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese këtë padi duke kërkuar shfuqizimin e kësaj VKM-je, pasi e kanë cilësuar si anti-kushtetuese dhe si një VKM që shkel barazinë e të gjithë personave para ligjit.
PD ka ngritur pretendimin që ky ligj amniston vetëm një pjesë të oligarkëve, duke i bërë ata të shpëtojnë nga përgjegjësitë penale.
Padia është dorëzuar nga PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Ndërsa në Gjykatën Kushtetuese, ditën e sotme do të jetë i pranishëm Gazment Bardhi, Dhurata Çupi dhe juristi Marash Logu.
Nga këto të fundit mund të ketë një deklaratë për mediat më vonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë