Konflikt mes dy familjeve? Gazetari tregon ç’po ndodh pas vdekjes së 41-vjeçares…
Një 41-vjeçare nga fshati Bilçë i Beratit i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.
Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë, ku vetë viktima Shpresa Kreku, pasi ka pirë fostoksinën, ka marrë vëllanë në telefon dhe i ka thënë “nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”.
Pas kësaj vëllai ka mbërritur menjëherë në banesën e motrës dhe e ka gjetur në gjendje kritike.
Fillimisht ai e ka dërguar motrën në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku edhe gjeti vdekjen pak minuta pas mbërritjes.
Në lidhje me këtë ka dhënë detaje gazetari Griseld Zenuni, në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku tha se bashkëshorti i viktimës nuk ka pranuar të flasë.
Ai theksoi se nuk dihet nëse ka konflikt mes familjeve duke shtuar se ajo që është vënë re është se në fletë lajmërimin e vdekjes nuk ishte shënuar emri i bashkëshortes.
“Jam munduar të kontaktoj me familjen e bashkëshortit të 41-vjeçares por që nuk kanë pranuar,. Ajo që është vënë re se në fletën e lajmërimit të vdekjes mungonte emri i bashkëshortit, por vetëm i familjes dhe fëmijëve”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë